Ndryshime rregullash për të hyrë në Greqi? Ja çfarë thot Ministria e Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar sot pas disa raportimeve se pasaportat e vaksinimit, nuk njihen nga Greqia. Në faqen e saj zyrtare, MEPJ-ja komunikon të gjitha certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga Shqipëria janë të vlefshme dhe në Greqi.

MEPJ njoftoi sot se nuk ka asnjë ndryshim thelbësor të protokollit të COVID-19 për hyrjen apo lëvizjen e shtetasve shqiptar në territorin grek.

Me anë të një deklarate për shtyp për rregullat e hyrjes dhe qarkullimit të qytetarëve në territorin e Greqisë, MEPJ thekson se, “pas publikimit në media të një informacioni që krijoi paqartësi lidhur me hyrjen apo qarkullimin në territorin e Greqisë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme pas komunikimit zyrtar me autoritetet e vendit fqinj informon shtetasit shqiptarë se, nuk ka asnjë ndryshim thelbësor të protokollit të COVID-19 për hyrjen apo lëvizjen e shtetasve shqiptar në territorin grek”.

“Të gjitha certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga autoritetet shqiptare njihen dhe janë të vlefshme në Greqi njësoj si më parë”, bën të ditur MEPJ.

“Raste sporadike të problemeve me leximin e këtyre certifikatave nga sistemet respektive të shtetit grek nuk janë të kufizuara tek dokumentet shqiptare, por janë vërejtur për shtetas të kombësive të ndryshme që jetojnë e punojnë në Greqi. Këto probleme lidhen vetëm me funksionimin e këtij sistemi të ndërtuar e menaxhuar nga strukturat në Greqi”, thuhet në deklaratën e MEPJ.

“Shtetasit shqiptarë të pajisur me certifikatë vaksinimi lëshuar nga autoritetet shqiptare, duhet të shkarkojnë këto certifikata nga llogaria e tyre në e-lbania njësoj si më parë”, shton MEPJ.

“I vetmi ndryshim në rregullat ndaj COVID – 19 publikuar sot nga Shërbimi Aeroportual Civil i Republikës së Greqisë lidhet me moshën e të miturve që duhet të paraqesin test COVID, përpara udhëtimit  nëpër territorin grek” Në dallim me udhëzimin e mëparshëm aeroportual për fluturimet brenda vendit drejt të gjitha destinacioneve të Greqisë, udhëtarët e mitur nga mosha 4 deri në 17 vjeç mund të udhëtojnë me avion me paraqitjen e testit brenda 24 orëve, në ndryshim nga 4 deri 11 vjeç që parashikohej më parë”, bën të ditur MEPJ.

MEPJ nënvizon se, “rregullat e tjera mbeten te pandryshuara. Udhëtarët drejt të gjitha destinacioneve në Greqi duhet të përmbushin një nga kushtet. Të kenë përmbushur të paktën përpara 14 ditëve vaksinimin për COVID-19 dhe të paraqesin vërtetim/certifikatë vaksinimi. Certifikata digjitale evropiane COVID-19, gjithashtu është e pranueshme. Certifikata e vaksinimit përmban emrin mbiemrin, llojin e vaksinës dhe numrin e dozave. Të paraqesin certifikatën e infektimit e cila lëshohet 30 ditë pas testimit të parë pozitiv dhe e cila vlen 180 ditë pas kësaj”.

“Udhëtarët e fluturimeve brenda Greqisë, të cilët nuk janë vaksinuar, duhet të kenë rezultat negativ të testit PCR, kryer brenda 72 orëve nga dita e nisjes, ose brenda 48 orëve me rapid test para nisjes së fluturimit. Të miturit nga 4 deri në 17 vjeç mund të kryejnë udhëtimet e tyre me avion edhe me rapid test deri në 24 orë nga ora e fluturimit”, bën të ditur MEPJ.

“Këto certifikata mund paraqiten ose të printuara  nga platformat www.gov.gr ose HTTPS://SELF-TESTING.GOV.GR, ose në forme digjitale me kontroll të njëkohësishëm të identitetit”, thekson MEPJ.

“Shtetasit e huaj që hyjnë në territorin grek mund të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose vërtetimin e infektimit ose testin negativ, në gjuhën greke, angleze franceze, gjermane, spanjolle, italiane ose ruse. Kusht i domosdoshëm është që shkresa të jetë lëshuar nga autoritet publik dhe në përputhje me legjislacionin vendas. Nëse këto kontrolle janë kryer jashtë vendit dhe janë të vlefshëm gjatë momentit të hipjes së udhëtarëve në avion, këto vërtetime pranohen me të njëjta kushte siç lejohet hyrja e tyre në Greqi”, shton MEPJ.

MEPJ thekson se për çdo informacion të mundshëm që lidhet me rregullat e lëvizjes në vendet e BE dhe jo vetëm, qytetarët të informohen në rubrikën e posaçme të MEPJ: https://punetejashtme.gov.al/map.html.