Kryetarja e FRPD Vlorë: Nuk e mbështes dot më Lulzim Bashën, nuk më ka mbetur asnjë arsye

Kryetarja e FRPD-së së Vlorës, Sara Boda, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për lëvizjen e Sali Berishës në bazë dhe ka treguar arsyet përse ajo nuk mund ta mbështesë më Lulzim Bashën.

Boda tha se edhe gjatë fushatës, Basha nuk kishte mbështetje në bazë, por njerëzit donin të votonin pro Partisë Demokratike. Megjithatë, ajo sot nuk gjen më arsye për të mbështetur kryetarin e partisë.

Pjesë nga biseda në studio:

Sara Boda: E shihja Bashën si një lider europian edhe unë isha e shkolluar jashtë.

Ylli Rakipi: Kur e kuptove pastaj që nuk ishte edhe aq europian?

Arjan Curri: E keni kuptuar para Berishës?