Akademia e barinjve, Rama njësoj si ministrja e tij: Ka në gjithë botën, mos qeshni

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend këtë të hënë, duke folur për akademinë e barinjve, u shpreh se akademitë e tilla janë në të gjithë botën.

Sipas tij kjo akademi do të shërbejë për të informuar ata që punojnë në sektorë të ndryshëm duke marrë trajnime dhe duke u adaptuar me kohën e re.

“Akademitë e barinjve, e peshkatarëve, e fermerëve janë në të gjithë botën. Një formim që u ofrohet atyre që punojnë në sektorë të ndryshëm duke u ofruar trajnime për t’u adaptuar me kohën e re. Është turp ta bëj unë këtë gjë.

Unë mësoj, dëgjoj dhe nuk flas kur qesh vetë. Duhet të shqetësohesh për imazhin e zhgarravinës që i jep partisë. Ju i thoni vetës të drejtë për inerci, por ju me të djathtën nuk keni lidhje.”