Konispol, drejt përfundimit ujësjellësi i Janjart që do sigurojë 24 orë ujë…

Bashkia e Konispolit përmes një njoftimi ka bërë me dije se ujësjellësi i fshatit Janjar është drejt përfundimit të plotë.

Përfundimi i këtij ujësjellësi do ti sigurojë territorit të bashkisë së Konispolit 24 orë ujë.

“Drejt përfundimit ujësjellësi i fshatit Janjar.

Dhe me mbarimin e linjës dërguese Merko-Markat bëjmë të mundur furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë në 24 në të gjithë territorin e Bashkisë Konispol”, thuhet në njoftim. /Sarandanees.com/