Ndërron jetë babai i Ministres Manastirliu

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme babai i Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja Manastirliu me anë të një postimi në Facebook.
Ministrja ka shpërndare një foto ku sipër saj shkruan: “U prehsh në paqe ba!”.

Ndërkohë ministrja Manastirliu nuk ka bërë të ditur shkaqet e vdekjes së babait të saj.