Doli në foltore me Berishën në Sarandë, shkarkohet Matilda Qurku  

Dega e PD Sarandë e kryesuar nga kryetari Vesel Koçiu ka zhvilluar sot një mbledhje kryesie për të diskutuar rreth situatës aktuale dhe ku janë marrë disa vendime.

Një nga vendimet e marra ishte shkarkimi nga pozicioni i sekretares së degës së PD Sarandë, Matilda Qurkut, e cila ishte e pranishme në foltoren e zhvilluar nga Sali Berisha.

Ajo ka reaguar pas këtij vendimi ku shprehet se ndihet e nderuar që nuk u bë pjesë e servilëve.

“Dega e Sarandës sot ka patur një mbledhje Kryesie me rendin e njoftuar më poshtë (fotua bashkë ngjitur)

Në këtë mbledhje unë nuk pata mundësi të marr pjesë për arsye familjare por sapo më njofton një antarë Kryesie prezent në mbledhje që qenkam shkarkuar dhe paskan bërë edhe propozime për zëvendësimin e pozicionit tim ..

Zyrtarisht nuk kam asnjë njoftim nga pengmarrësit e vulës dhe selisë qëndrore,por asnjë problem..

Ndihem e nderuar që më kanë shkarkuar pasi zgjodha të jem në krah të demokratëve dhe jo servile…

Shihemi në datën 11 Dhjetor në Kuvendin e Demokratëve”, shkruan Matilda Qurku. /Sarandanews.com/