PD Sarandë nxjerr blof Matilda Qurkun: Ka paraqitur dorëheqjen që më 14 maj

Dega e PD Sarandë ka reaguar pas shkarkimit të sekretares së degës Matilda Qurkut.

Kjo e fundit u shpreh se nuk ishte në dije të këtij vendimi duke theksuar se ndihej krenare që nuk ishte bërë pjesë e servilëve të Bashës.

Por në reagimin e saj PD thekson se Matilda Qurku ka paraqitur dorëheqjen pranë kreut të Partisë Demokratike që më 14 maj 2021

Reagim!

Nisur nga disa lajme te rreme te shperndara qellimisht ne media njoftojme se:

– Znj. Matilda Qurku ka paraqitur doreheqjen prane kryetarit te PDSH me daten 14 maj 2021!

– Sekretari i Pergjithshem ka leshuar shkresen Nr.132 ne zbatim te statutit per pranimin e doreheqjes se znj. Qurku nga pozicioni i sekretares se deges dhe per te sjell propozimet per emrat e rinj per kete pozicion Kryesia Dega Sarande.

Nisur nga sa me lart ne mbledhje e sotme te kryesise se deges pasi eshte diskutuar per organizimin dhe pjesmarrjen e delegateve te deges Sarande ne Kuvendin Kombetare te PDSH, date 18 dhjetor, ora 11:00, jane marr propozimet per sekretar dege.

Konkretisht jane propozuar:
1- Johan Mema
2- Ledion Tusha
3- Ledio Muco
4- Maria Xhelali

Partia Demokratike dega Sarande hedh poshte cdo aludim dashakeqes per shkarkime apo percarje. Ne jemi ne krye te detyres per te bere opozite dhe per te sjell sa me shpejt PD ne pushtet. Nje parti nje kuvend#18 dhjetor