Vrasja e mistershme në Himarë, zbulohet foto e viktimës, baba i dy fëmijëve

Personi në foton më poshtë është Ylli Luçaj, roja i rrugës së re të fshatit Kuç në Himarë që u vra në një pyll.

Mësohet se ai ishte baba i dy fëmijëve dhe prej muajsh punonte si roje ndërsa nuk kishte precedent penal.

Ai u qëllua me dy plumba teksa si të dyshuar apo persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen janë shoqëruar disa nga Policia.