29 Nëntori, Adrian Gurma dhe përfaqësues të tjerë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Sarandë

Përkujtohet sot 77-vjetori i Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në nderim të 77-vjetorit të Çlirimit, kryebashkiaku Adrian Gurma dhe përfaqësues të tjerë kryen sot homazhe dhe vendosën kurora me lule tek Varrezat e Dëshmorëve në Sarandë, në respekt dhe mirënjohje të veprës të dëshmorëve në 77-vjetorin e Çlirimit.

“I përjetshëm kujtimi i Dëshmorëve të Atdheut.

Gëzuar Ditën e Çlirimit”, shkruan kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma në postimin e tij. /Sarandanews.com/