VIDEO REPORTAZHI/ Rrugetim te ujvara e Kokotrafit

Nga Aranit BALANI

Ujëvara e Kokotrafit, një vend me bukuri të madhe natyrore për zhvillimin e turizmit malor. Për të shkuar te ky vend turistik, ka disa rrugë. Po si shkohet atje?

Një rrugë është nga fshati Vërvë, ((Sarande – Verve 36.1 km, nga e cila: Shales -Verve është 9.5 km e pashtruar Po atje mund te shkohet edhe nga fshati Dishat,(Rruga Sarande-Dishat eshte 34.2 km.) .

Rruga tjetër drejt bukurive te Ujëvarës së Kokotrafit është nga fshati Ninat, për 50 minuta.( Sarande- eshte 33.1 km, nga e cila Markat – Ninat 1.6 km e pashtruar me asfalt. Nga fshati Vërvë, Ujvara e Kokotrafit arrihet për 40 minuta rruge kembesore.

Artaksion i vërtetë i ekoturizmit. Por atraksioni merr vlera te shtuara duke vizituar ne kete guide edhe fshatin e origjines se dijetarit te madh, Hasan Tahsini dhe fshatin e shkrimtarit Bilal Xhaferi-NINATI.

Kjo ujvarë ndodhet aty ku bashkohet mali i Shëndëlliut, me faqen e tij perëndimore dhe mali i Mëllezit, me faqen e tij lindore.

Përroi që përshkon këto dy male, mbledh ujin e shumtë nga mali i Shëndëlliut me lartësi 1080 m, mali i Saraqinit me lartesi 1038 m dhe mali i Mëllezit me lartësi 1041 m, dhe formon në luginën e Kokotrafit ujvarën e bukur, më e madhja në rrethin e Sarandës. Kur ka prurje të shumta reshjesh, Ujëvara ka një bukuri mahnitëse! Ujavara vazhdon rrugëtimin e saj përmes një lugine duke formuar katarakte me bukuri të madhe. Këto katarakte arrijnë lartësinë 8-10 metër, dhe bashkë me cepat e shkëmbenjve, që ngrihen mbi to, të quajtura “Cepat e Havit”, formojnë bukuri të rralla gjeomorfologjike në shtratin e këtij përroi, dhe duket sikur ndodhesh mes Alpeve Shqiptare në Veri të vendit tonë!

Lugina është e veshur me pyje dhe bimësi të shumtë. Aty gjen lisin, dushkun, mreten etj, bimë shkurrore të shumta si prralli, murrizi si dhe bimësi lianesh dhe rrushkulli, dhe bimë të tjera të shumta. Në faqet e këtyre maleve të kësaj lugine, rriten bimë mjekësore të shumta, si rigoni, murrizi, trëndafili i egër, thana, salepi, kalçikumi dhe shumë bimë të tjera. Pyjet që mbulojnë dhe lulëzojnë në luginën e Kokotrafit, janë strehë e shumë kafshëve të egra, si derri i egër, ujku, dhelpra dhe shumëllojshmëri shpendësh të egra dhe zogjëve të shumtë. Po të kalosh në pranverë, do dëgjosh këngët e shumta të kësaj mbretërie shpendësh, ku kanë gjetur këtu strehë të sigurtë dhe të pasur me ushqim dhe ujë të përhershëm.Ja vlen të organizohen vizita me grupe turistike, duke kaluar një ditë shumë të veçant, duke shijuar bukuritë që të afron natyra, ajrin e pastër, dhe ushqimet me një drekë në natyrë do marrin shije të veçant!

Fotografitë dhe videot nga keto visare qe do ju shoqerojne ne guidaat tuaaja turisitke; do ju ngelen kujtim shumë i bukur në jetën tuaj!

Por, përtej kësaj bukurie, të vrasin syrin dhe shpirtin dëmtimet e shumta që po ndodhin vazhdimisht në këtë luginë. Duhet ta shkelësh me këmbë , që ti shikosh këto dëmtime të shumta! Djegia e sipërfaqes pyjore për t’i hapur rrugë sipërfaqes kullosore, është e patolerueshme. Ka dhe shume dëmtime për lëndë drusore. Përgjegjësit e këtyre dëmtimeve janë organet ligjëzbatuese të pushtetit vendor!

Për dëmtimet që po i bëhen kësaj bukurie natyrore, te gjithe po mbyllim syte, dhe organet përgjegjëse as që e kanë fare merak se çfar po ndodh te ky vend!!!Duhet sa më shpejt që bashkia të bëhet zot i kësaj bukurie të madhe, për të parandaluar dëmtimet, sa nuk është vonë!

Të bie në sy dhe një fakt tjetër! Ky vend duhet të ketë një status të veçantë , atë të Monomenteve Natyrore në Shqipëri për rajonin e Sarandës, si vend i mbrojtur me ligj! Bashkia e Konispolit duhet t’i bëjë kërkesë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe institucioneve të tjera, që kjo luginë dhe Ujëvara e Kokotrafit të shtohen me nje VKM në listën e Munomenteve Natyrore në Shqipëri!

Më poshtë është lista e Munomenteve Natyrore për rrethin e Sarandës: 1. Rrapi i Nivicës 2. Rrapi i Shënvasisë 3. Rrapi i Dhivrit 4. Shkëputje tektonike e llojit shtytje – Borsh 5. Falëzë e vjetër – Borsh 6. Poria ( guri i Porisë) Borsh 7. Gryka e Bogazit 8. Kanoini i Leshnicës 9. Gjiri i Kakomesë 10. Pllakat e Sarandës 11. Shpella e Konispolit 12. Shpella e Lukovës 13. Kanali i Vivarit 14. Liqeni i Rezës 15. Burimet e kripura të Mullirit (Rrëzës-Xarrë) 16. Burimet karstike të Fterës 17. Pylli i Butrintit 18. Ishujt e Ksamilit 19. Ixuari i Borshit.