Delvinë/ Dhunoi nënën, arrestohet në flagrancë nga policia

Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin Th.K.,38 vjeç, banues në Delvinë.

Arrestimi i tij është kryer pasi sipas Policisë ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.