VIDEO/ Vendimi skandaloz i arbitrit, i mohon një gol të rregullt Butrintit
Butrinti ka marrë ndeshjen e sotme një barazim në fushën e saj me Vorën me rezultatin 1-1.
Një barazim i padrejtë për ekipin sarandiot të cilët ndihen të vjedhur nga gjyqtari i takimit, i cili i ka mohuar një gol mëse të rregullt.
Siç shihet në videon e mëposhtme, anësori u ka mohuar një gol të rregullt Butrintit duke e konsideruar si pozicion jashtë loje.
Pamjet flasin qartë dhe nuk ka nevojë për shumë koment, pasi shihet dukshëm që mbrojtësi i Vorës mban në lojë sulmuesin e Butrintit.
Një penalizim që ka sjellë një reagim të tifozëve të Butrintit të cilët në faqen e tyre shkruajnë:
“Momenti I anulimit të golit të avantazhit. 1 metër më tutje lojtari i Vorës, anësori e shef të arsyeshme ta anulojë për pozicion jashtë loje.
TURP, MASAKËR!”, kometojnë tifozët. /Sarandanews.com/