Anila Denaj i kundërpërgjigjet Ina Zhupës: Mbledh në seli strukturat e PS Sarandë

Fundjava ka qenë e mbushur me takime për drejtuesit e degëve të PD dhe PS në Sarandë

Pas Ina Zhupës që mblodhi drejtuesit e degës së PD Sarandë, radhën pas saj e kishte deputetja tjetër e zonës Anila Denaj.

Denaj ka mbledhur drejtuesit e strukturave të Partisë Socialiste ku kanë diskutuar për çeshtje të ndryshme.

“Është gjithmonë frytdhënës diskutimi me
drejtuesit e strukturave të Partisë Socialiste në Sarandë.

Ndajmë së bashku mendimet për koordinimin e veprimeve për zgjidhjen e problematikave, rritjen e angazhimeve në çdo nivel, për zgjerimin e bazës së anëtarësisë, përmes sistemit digjital, për të siguar një ndërlidhje sa më të fortë me bazën.

Të angazhuar për të ndarë vizionin e forcës sonë progresiste për zhvillimin e vendit dhe mirëqeverisjen”, shkruan Denaj.