Aksidenti në Sarandë, ja kush është i riu nga Ksamili që është plagosur rëndë

Identifikohet personi që mbeti i plagosur sot në Qafë-Gjashtë në Sarandë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30.

I plagosur ka mbetur një 29-vjeçar Albjon Kreci, i cili thuhet ka humbur dhe dy gjymtyrët e poshtëm.

Ky fakt u konfirmua edhe nga burime nga spitali i Sarandës.

I riu kishte parkuar makinë e tij me targa AB441EP dhe teksa fuste në bagazh disa kova me bojë, është përplasur me shumë forcë nga një automjet me targa AB067PJ, që drejtohej nga 43-vjeçari Luan Mucodemi, nga Ksamili.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.