Vettingu në politikë, Vesel Koçiu “peshku” i parë i Bashës

Kryedemokrati Lulzim Basha javët e fundit ka paraqitur nismën për Vettingun e politikanëve, që PD kërkon që të bëhet përmes SPAK dhe Gjykatës Kushtetuese.

Sipas PD-së politika duhet të pastrohet nga të gjithë të korruptuarit dhe të lidhurit me krimin, nga ata që kanë abuzuar dhe abuzojnë me fuqinë që u është besuar për përfitime personale, duke braktisur interesin e qytetarëve.

Një nismë që në rast se do të zbatohet pritet që të prek dhe zyrtarë nga ana e Partisë Demokratike dhe për këtë Basha është shprehur që kushdo që preket le të përgjigjet përpara drejtësisë.

Në një verifikim të kryer nga ana e Sarandaneës.com, një nga zyrtarët e PD-së që preket nga kjo inisiativë është kreu i degës së PD Sarandë Vesel Koçiu.

Ky i fundit është një personazh problematic me drejtësinë edhe pse para pak kohës ai u caktua në krye të degës së PD Sarandë, pas ndarjes nga jeta të Hariz Memës.

Vesel Koçiu është kallëzuar nga KLSH në vitin 2015 me në krye Bujar Leskajn për “Shpërdorim detyre” në procesin e legalizimit të objekteve në zonën e Ksamilit, në Sarandë.

Ndërkohë që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë asokohe e pati shpallur fajtorë duke e dënuar me 6 muaj burg.

Nga hetimi i asaj periudhe, prokuroria ka krijuar bindjen se shtetasit e akuzuar, i cili një ndër to ka qenë Vesel Koçiu, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhënë leje legalizimi  në të paktën 24 raste të për objekte shërbimi (lokale dhe hoteleri) në Ksamil, të cilat janë ngritur në vijën bregdetare ose pranë saj, si edhe në zona arkeologjike, muzeale e turistike.

Ky dënim mjafton që Vesel Koçiu të jetë “peshku” i parë që do preket nga vetë nisma që ka ndërmarrë partia e tij. /Sarandanews.com/