Dhunoi të ëmën dhe sulmoi gardianin në burg, bëmat e “Monçes” së Sarandës

SARANDË – Edmond Abazi është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Sarandës pasi ushtroi dhunë ndaj një prej efektivëve të burgut.

33-vjeçari ka goditur një nga gardianët e burgut dhe mendohet se ka qënë për arsye banale. Sulmi ndaj gardianit është konsideruar si goditje për shkak të detyrës dhe ngjarja po hetohet.

Edmond Abazi ose “Monçja”, siç njihej ndryshe ndodhej në paraburgim prej një muaji pasi ka rënë në pranga një muaj më parë pasi kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.  Ai u denoncua nga e ëma pasi e kishte goditur me grushte dhe shkelma.

Abazi është një emër i njohur për drejtësinë në Sarandë. Ai është proceduar pealisht dhe është arrestuar për një sërë akuzash si: plagosje të rëndë, armëmbajtje pa leje, vjedhje, shkatërrim prone, drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe dhunë në familje.