Sarandë/ Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit në një familje, në pranga 42-vjeçari
Policia e Sarandës ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në një familje, në lagjen nr. 2.
Në një njoftim policia Sarandë bën me dije se ka vënë në pranga një 42- vjeçar.
NJOFTIMI
Shërbimet e Policisë Sarandë, pasi kanë marrë njoftimin se në lagjen nr. 2, Sarandë, një person po ushtronte dhunë mbi bashkëshorten dhe po e kanoste atë me thikë, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., 42 vjeç, banues në Sarandë dhe sekuestrimi i thikës me të cilën ai kanosi bashkëshorten.