Vidhen dosjet e pronave në Vlorë/ Hajduti hyn nga dritarja, rrëmben dosjen e ‘Dhërmiut’ dhe ikën nga dera

Një hajdut hyri në zyrat e administrimit dhe mbrojtjes së tokave në qarku e Vlorës mbrëmjen e së hënës rreth orës 23:30.

Duket se hajduti është orientuar mjaft mirë në zyrat që ndodhen te Pallati i Kulturës në Vlorë ku hyri nga dritarja mori dosje që dyshohen se kanë të bëjnë me zonën e Dhërmiut.

Ai ka thyer derën dhe më pas ka dalë nga dera kryesore. Bardhi Gjika shef, i zyrës se administrimit te tokave pranë qarkut Vlore nuk di ende të thotë se çfarë është vjedhur me ekzaktësi.

As policia nuk ka rënë ende në gjurmë të grabitësit të dosjeve por njofton se po analizon ende prova për ta identifikuar