Përmbyllja e festivalit mbarëkombëtar të shahut, Adrian Gurma: Krijoi vlera për mësimdhënien e shahut në shkollat e Sarandës dhe me trajnimet e arbitrave lokalë  

Festivali Mbarëkombëtar i Shahut, organizimi më i madh i këtij sporti, i cili u zhvillua në Sarandë, nga data 2 teror – 10 tetor 2021 ka mbërritur në ceremoninë përmbyllëse ditën e djeshme.

Ka qenë një javë e rrallë sportive, që e ktheu Sarandën në kryeqendër të takimit të shahistëve më të shquar nga hapësira mbarëkombëtare: nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Federata Shqiptare e Shahut, si organizatore e këtij eventi, i pari i 30 viteve të fundit, me këtë dimension për shqiptarët e trojeve, ka vlerësuar mbështetjen e dhënë nga Bashkia e Sarandës.

Sekretarja e Federatës Shqiptare të Shahut, Manjola Pilinci, duke falenderuar, tha se për dy arësye u zgjodh Saranda: për të promovuar ecurinë e jashtëzakonshme të ekipit të shahut “Butrinti” në 20 vitet e fundit dhe së dyti për të promovuar turizmin shqiptar të vjeshtës, nëpërmjet një destinacioni si Saranda.

Për ekipet pjesëmarrëse, mes të cilëve dy nga Saranda, dhe për më të mirët u dhanë çmime dhe kupa. Përveç takimeve në tre nivele, që u zhvilluan në ditët e Festivalit dhe përtej nderimit të fituesve, ky event krijoi vlera dhe mundësi për cilësi të re sportive me seminaret trajnuese që u organizuan për mësimdhënien e shahut në shkollat e Sarandës, si dhe me trajnimet e arbitrave lokalë.

Festivali Mbarëshqiptar i Sarandës në Shah hap mundësi për përfaqësim në nivel më cilësor të shahistëve shqiptarë e të trojeve, në eventet ndërkombëtarë, që janë programuar të zhvillohen së shpejti.

“Festivali Mbarëkombëtar i Shahut, që u zvillua për herë të parë më 2-10 tetor 2021, ishte një javë e rrallë sportive, që e ktheu Sarandën në kryeqendër të takimit të shahistëve më të shquar nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Për ekipet pjesëmarrëse, mes të cilëve dy nga Saranda, dhe për më të mirët u dhanë çmime dhe kupa. Përveç takimeve në tre nivele, që u zhvilluan në ditët e Festivalit dhe përtej nderimit të fituesve, ky event krijoi vlera dhe mundësi për cilësi të re sportive me seminaret trajnuese që u organizuan për mësimdhënien e shahut në shkollat e Sarandës, si dhe me trajnimet e arbitrave lokalë”, shkruan kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma.