Sarandë, realizohet për herë të parë shitja në ankand e 22 ton mbetjeve

Bashkia Sarandë ka realizuar për herë të parë shitjen përmes ankandit të rreth 22 ton mbetjeve të riciklueshme (20 ton karton dhe 2 ton plastikë.

GIZ po mbështet Bashkinë Sarandë për të inkurajuar grumbullimin e mbetjeve në mënyrë të diferencuar, procesimin e tyre përmes impiantit të riciklimit të ndërtuar me fondet e qeverisë gjermane, dhe përgatitjen në këtë mënyrë për tregun e shitjes.

Shitja e sasisë së parë të mbetjeve të diferencuara e shndërron Bashkinë Sarandë në bashkinë e parë në vend që zbaton një model pilot të menaxhimit të mbetjeve, bazuar në ekonominë qarkulluese.