Pronar i një hoteli në Sarandë, kush është i vrari mbrëmjen e djeshme në Fier

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Fier, ku një u ekzekutua me breshëri plumbash Demir Backa, 57 vjeç.

Pasi familjarët kanë marrë lajmin tragjik dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes janë përballur me policinë.

Hidhërimi dhe zemërimi për ngjarjen e ndodhur ka bërë që familjarët të “shpërthejnë” ndaj policisë, duke mos munguar dhe sharjet dhe ofendimeve drejt uniformës blu.

“Zhdukuni, zhdukuni se do ju vrasim, ikni se u q*** robt, nuk kemi nevojë për shtetin ne” janë disa nga familjarët e viktimës drejt policisë.

Demir Backa ose siç njihej ndryshe (Dem  se Agim) Backa, ishte në makinën e tij tip “Audi”, kur një makinë tjetër u afrua pranë tij dhe zbrazën karikatorin e kallashnikovit. Dyshohet se të përfshirë në ngjarje janë 2 persona.

Bëhet me dije se në drejtim të tij u qëllua 15 herë, ku disa nga plumbat e marrë në trup i shkaktuan edhe vdekjen pak orë pas ngjarjes.

Burime për media bëjnë me dije se viktima kohët e fundit ka pasur konflikt me një person në Fier, që njihet për botën e krimit dhe objekt i OFL, por ende nuk është bërë me dije emri i tij.

Kujtojmë që 57 vjeçari është vëllai i ish-anëtarit të Bandës së Pusit të MEzinit, Medi Backës, i cili njihej edhe si “Buç Backa”, i varër në 28 mars të vitit 1997 në masakrën e Levanit, së bashku me 23 persona të tjerë, 17 shqiptarë dhe 6 romë.

Të quajtur me nofkën “Të fortët e Jugut”, kjo bandë kishte si rivale kryesore Bandën e Çoles të drejtuar nga Zani Çaushi.

Viktima ishte pronar i “Bar Piazza” në qendër të qytetit dhe i një hoteli në Sarandë.

Ende nuk dihen motivet e ekzekutimit të Demir Backës, ndërkohë që në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë, e cila dyshohet se u përket autorëve, ku janë gjetur dhe 2 armë zjarri. Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tyre, teksa janë sekuestruar edhe kamerat e bizneseve afër vendit ku u ekzekutua 57 vjeçari.