Policia e Sarandës arreston një 33- vjeçar, dhunoi punonjësin e burgut

Policia e Sarandës ka arrestuar dy shtetas për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu kanë prangosur 33 vjeçarin me iniciale E.A, banues në Sarandë pasi dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës të Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP-së).

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës të Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP-së)”, thuhet ne njoftimin e policise.