Braziliani i Butrintit, një ndër më të mirët e Kategorisë së Dytë

Butrinti po zhvillon një sezon të sukseshëm në Kategorinë e Dytë ku renditet në vendin e dytë dhe është vetëm 1 pikë larg vendit të parë.

Një ndër lojtarët që po bën një paraqitje të shkëlqyer këtë sezon fanellën e sarandiotëve është Vitin Santos, i cili konsiderohet nga tifozët e Butrintit si një ndër lojtarët më të mirë të Kategorisë së Dytë.

“Kush e ka par kete lojtar ne fushen e lojes si loz me topin besoj pajtohet me mua qe eshte nje nga lojtaret me te medhenj qe kan lozur ne kategorin e dyte e me tej. Vitin Santos Braziljani i Butrintit pa pik dyshimi mesfushori me i mire i Kampjonatit Forca Kampjon”, shkruan faqa e Butrintit. /Sarandanews.com/