Mblidhet në Sarandë Unioni i Gazetarëve: Fokus kontrata e munguar e punës dhe dy modele pranë nesh

Me praninë e Kryetarit të UGSH , Aleksandër Çipa dhe sekretarit të përgjithshën të këtij Unioni, Xhovani Shyti, u organizua një tryezë me gazetarë të degës së Unionit në Sarandë.

Fokusi i bashkëbisedimit në tryezë ishte “Kontrata e munguar e punës dhe dy modele pranë nesh”, referuar eksperiencave mediatike në Bullgari dhe Itali.

Kolegët gazetarë, sidomos ata të mediave të minoritetit grek, sollën referenca nga funksionimi i sindikatave në shtetin fqinjë, Greqinë. Diskutimet e bëra nga kolegët i shërbyen plotësimit të perceptimit mbi fuknsioninin e tregut dhe marrëdhëniet e punës në median Audiovizive.

Të pranishmit reflektuan eksperiencat vetiake përmes plotësimit të anketës së parapërgatitur nga UGSH.

Tryeza u finalizua me anëtarësimin në degën e Unionit të Sarandës edhe të gazetarëve Loreta Malka e Mentor Serjani, të cilëve u dhanë Press Card, të njohur në Europë për akesesin dhe lehtësirat që u krijohen edhe gazetarëve shqiptarë, që aderojnë në UGSH.