U ekzekutua në mes të Athinës, kush është 39-vjeçari shqiptar që u vra me plumb në kokë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku u ekzekutua një shqiptar.

Mediat greke raportojnë se 39-vjeçari ishte duke ngrënë, ku një person ende i paidentifikuar, iu afrua dhe qëlloi me breshëri plumbash drejt tij.

Shqiptari mori  4 plumba, ku fatale për të rezultoi plumbi në kokë. Sipas informacioneve 39-vjeçari ishte pronar i një lokali nate dhe një person i njohur për autoritetet  greke, pasi ishte i përfshirë edhe në disa konflikte mes bandash më parë.

Ende nuk bëhet me dije identiteti i viktimës, teksa mësohet se ai është me origjinë nga Vlora.

Një dëshmitar i ngjarjes, është shprehur se autori kishte veshur një xhaketë xhins, ishte i gjakosur nga hundët dhe se pas ngjarjes ishte larguar me një makinë ngjyrë gri.

Ndërkohë që policia greke po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin  autorit.