Agron Shehaj nesër takime në Delvinë dhe Sarandë

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Agron Shehaj, nesër do zhvillojë takime në Delvinë e Sarandë.

Shehaj ndalesën e parë do e bëjë në Delvinë në orën 10:30 e më pas do ndalet në Sarandë në orën 12:00.

Pak ditë më parë në Sarandë ishte dhe kreu aktual Lulzim Basha, i cili pas humbjes së radhës në zgjedhje iu kërkoi sërish votën anëtarëve të degës së PD Sarandë.

Zgjedhjet për kreun e ri të PD do mbahen më datë 13 qershor. /Sarandanews.com/