Kreu i PD Sarandë sulmon Sali Berishën: E do PD-në për interesa personale, është i dështuar  

Kreu i degës së PD Sarandë, Vesel Koçiu, ka komentuar zhvillemet e fundit në Partinë Demokratike.

Koçiu ka dal haptazi tashmë kundër Sali Berishës për levzijen e tij kundër Lulzim Bashës.

Koçiu e cilëson levizjen e Berishës si përçarse e për interesat e tij personale.

“Zhvillimet e brendshme në PD, janë shprehje demokracisë, tolerancës dhe respektimit të mendimit ndryshe!

Këto zhvillime, kurrësesi nuk mund të ecin në drejtim të paditur, të tjetërsojnë qëllimin dhe misionin opozitar, të përçajnë bazën e partisë për kauza të pavërteta, të pa sinqerta por thjeshtë për interesa personale.

Gabimet, dështimet, sukseset dhe mos-sukseset kanë kohën dhe vendin e tyre kur gjykohen!

Kjo lëvizje është e destinuar të mos sjell asgjë edhe pse është pjesë e demokracisë!

“…Toleranca ndaj mendimit ndryshe është e domosdoshme por respektimi duhet të jetë i ndersjelltë. Gjuha e fyerjeve dhe urrejtjes  nuk i përket anëtarëve të PD-së! S’bashku kemi një kundërshtarë! Urrejtja dhe fyerjet ndoshta i shërbejnë një pakice karrigethyerish të cilët mendojnë se partia s’bënë dot pa ata.

Ne jemi antarë të Partisë Demokratike dhe jo zgjatime të individëve, kushdo qofshin !Të bashkuar do t’ja dalim!”, shkruan kreu i PD Sarandë Vesel Koçiu. /Sarandanews.com/