Kreu i PD Delvinë Hari Imeri tregon dramën që përjetoi gjatë bisedës me një pensionist  

Kreu i degës së PD Delvinë shkruan se ka biseduar këto ditë me një pensionist, pa treguar ndonjë foto apo emrin e personit me të cilin ai supozon se ka biseduar.

Imeri shkruan se biseda po vijonte për bukur, por në një moment gjithçka ndryshoi.

Ja çfarë shkruan ai:

“Sot ndava një kafe me një bashkëqytetarin tim pensionist!

Mes diskutimeve të ndryshme, momenti më i vështirë për të ishte kur mu shpreh i përlotur se djali i tij me arsim të lartë, përfunduar me mesatare 9, po detyrohet të largohet nga Shqipëria nga pamundësia e një alternative punësimi. Sakrificat shumë vjeçare të prindërve shqiptarë për të arsimuar fëmijët e tyre, nuk pasohen me lehtësime, gëzime, e me mbështetje nga shteti duke i siguruar të rinjve shqiptarë një mundësi punësimi me qëllim për ta zhvilluar jetën në vendin e tyre, e mbi të gjitha pranë familjes, por shoqërohen me propaganda “satelitësh” që nuk shërbejnë”, shkruan Hari Imeri.