Ish-kryetari i PD Gjirokastër: Ne kemi lënë shtëpitë tona pa bukë dhe kemi vajtur në çadër. Basha është peng i vlerave tona. Berisha shpresa e vetme

Në “Foltoren” e Sali Berishës në Gjirokastër ka marrë fjalën edhe ish-kreu i PD-së në këtë qytet, Bexhet Çobani, i cili ka drejtuar gjithashtu edhe Bashkinë Libohovë në vitet e para të pluralizmit.

Çobani si ish-student i dhjetorit ’90, hodhi akuza të rënda për Lulzim Bashën.

“Nuk mund ta mendonim që kryetari jonë të bëhej peng i vlerave tona.

Ne kemi lënë shtëpitë tona pa bukë dhe kemi vajtur në çadër. Jeni shpresa e vetme e demokracisë shqiptare.

Prandaj të gjithë bashkë jemi me ju”, tha Çobani.