EMRI/ Kryente marrëdhënie seksuale me një 17-vjeçare, ndalohet i moshuari në Sarandë. Vijon operacioni për kapjen e…

Një 72-vjeçar është ndaluar nga policia e Sarandës pasi në kohë të ndryshme ka kryer marrëdhënie seksuale me një 17-vjeçare. Por ka edhe persona të tjerë të implikuar në këtë vepër penale.

Sipas burimeve zyrtare, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Sarandë, bënë ndalimin e shtetasit Barjam Tusha, 72 vjeç, lindur e banues në Sarandë.
Ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas në kohë të ndryshme ka kryer marrëdhënie seksuale me një 17-vjeçare nga qytetit i Sarandës.

Policia e Sarandës pas informacionit të marrë ka bërë shoqërimin dhe ndalimin e menjëhershëm të këtij shtetasi i cili ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për hetimin dhe nxjerrjen e urdhrave të tjerë të ndalimit të implikuar në këtë vepër penale. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”.