Protesta e Metës, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikan: Tubim politik, rrini larg

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dërguar një mesazh të gjithë qytetarëve të saj në Shqipëri, lidhur me tubimin politik, siç ajo e cilëson, të thirrur nga presidenti Ilir Meta më 2 mars.

“Një tubim politik pritet të zhvillohet në 2 Mars 2020 duke filluar rreth orës 17:00. Kohëzgjatja e tubimit të pritshëm është e panjohur. 

Demonstratat e kaluara kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.” –thuhet në mesazhin e Ambasdës amerikane.

Ajo i kërkon të gjithë personelit të ambasadës dhe familjarëve të tyre që të shmangin vendet ku protestuesit do të jenë mbledhur.