Zbardhet porosia e Ramës për Adrian Gurmën dhe kryebashkiakët e tjerë

Pas takimit që pati me deputetët e grupit parlamentar socialist, kryeministri Edi Rama mblodhi sot në Elbasan këtë pasdite kryebashkiakët socialistë.

Në takimin ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Erjon Braçe, Rama përballi për dy orë kryebashkiakët socialistë me kritikat e deputetëve.

Kreu i PS-së ka kërkuar nga kryebashkiakët sigurojnë 800 mijë vota për Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme.

Ai u dha tre porosi 59 kryebashkiakëve socialistë, që duhet të mbajnë në këmbë fushatën e PS-së.

Kryeministri tha se nuk pranonte asnjë justifikim për mos arritjen e këtij objektivi.

Kryeministri ka kërkuar po ashtu evidentimin e të gjithë punës së rindërtimit, ndërsa u ka lënë porosi që  nga sot e tutje emërimet e drejtorëve duhet t’i çohen për konsultim zv kryeministrit Erion Braçe.