Fushata elektorale në Konispol: Të dy kandidatët vijojnë takimet intensive në terren, ja më i avantazhuari deri në këto momente

Fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit në bashkinë e Konispolit është mjaft aktive nga të dy kandidatet të cilët çdo ditë në terren takojnë banorët për të shpalosur programet e tyre.

Në garë për bashkinë e Konispolit janë Ergest Dule nga Partia Socialiste dhe Fatmir Shero nga koalicioni që drejtohet nga dyshja Meta-Berisha “Bashkë Fitojmë”.

Të dy rivalët politik zhvillojnë çdo ditë takime intensive në terren me banorët që i përkasin territorit të bashkisë së Konispolit, ku shpalosin programet e tyre dhe kërkojnë votat për ti bërë ato realitet.

Nga sondazhet e kryera nga Sarandanws.com, emri më i preferuar i banorëve të Konispolit për të drejtuar bashkinë e tyre pas 14 majit është ai i Ergest Dules.

Ndërkohë kandidati i dyeshes Meta-Berisha, Fatmir Shero ndodhet në kuota më të ulëta dhe pas 14 majit pritet të jetë humbës ndaj rivalit të tij.

Më poshtë janë rezultatet paraprake të sondazhit të Sarandanews.com që vijon të jetë aktiv ku mund të votoni ende për kandidatët e bashkisë së Konispolit.