VIDEO/ Një zjarr i madh në Sarandë, në kodrën mbi spitalin

Një zjarr ka rënë në këto momente në Sarandë.

Siç shihet nga video e siguruar nga Sarandanews.com, zjarri ka rënë në një kodër mbi spitalin e qytetit.

Zjarri ka shkaktuar frikë tek banorët, ndërkohë që në vendngjarje po shkojnë zjarrëfikëset për të bërë të mundur shuarjen e tij.

Në terren po shkon dhe policia për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.