Sarandë/ E pickoi gjarpëri, 4- vjeçari transportohet me helikopter drejt Tiranës

Një fëmijë është transportuar me urgjencë drejt Tiranës pasi është pickuar nga gjarpri duke luajtur te gjyshja ne fshat.

Fëmija 4 vjeç banore e Sarandës kishte shkuar tek gjyshja në fshatin Bamatat.

Aty duke luajtur përmes pemëve e pickon një gjarpër në këmbë.

Menjëherë është transportuar në spitalin e Sarandës.

Pas ndihmës së parë bluzat e bardha të Sarandës konkluduar transportimin e vogëlushes drejt Tiranës.