Butrinti rikthehet tek fitorja ndaj Burrelit, vendos goli i Alesio Kolonjës

Pas disfatës së pësuar javën e kaluar në transfertë, Butrinti është rikthyer sërish tek fitorja në kampionat në Kategorinë e Parë.

Sarandiotët morën tre pikë mjaft të rëndësishme në duelin e luajtur sot në stadiumin “Andon Lapa” përballë Burrelit.

Autori i golit të fitores për skuadrën e drejtuar nga Artan Bano ishte i talentuari Alesio Kolonja.

Një gol që vendosi fatin e ndeshjes duke i dhënë fitoren e dytë në kampionat Butrintit që shkon në kuotën e gjashtë pikëve. /Sarandanews.com/