Presidenti Adrian Gurma uron Butrintin: Urojmë në një përfqëson dinjitoz të Sarandës në Kategorinë e Parë

Ekipi i Butrintit do të nis sot rrugëtimin në Kategorinë e Parë, ku në duelin e javës së parë do të përballet kundër Pogradecit në Sarandë.

Një sfidë ku sarandiotët do të kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë sezonin dhe do të synojnë një rezultat pozitiv para tifozerisë së tyre.

Ekipi këtë vit ka pësuar mjaft ndryshime si në përbërjen e lojtarëve, ashtu dhe në stafin teknik. Presidenca ka vendosur në krye një trajner me mjaft eksperiencë që e njeh mirë kategorinë e Parë Artan Banon.

Në vigjilje të kesaj sfide, kryetari i bashkisë njëkohësisht dhe presidenti i klubit Adrian Gurma, ka uruar skuadrën për këtë sezon të ri.

“Skuadra e parë e qytetit tonë, BUTRINTI ⚽️, sot fillon garën në Kategorinë e Parë.
Urojmë suksese dhe përfaqësim dinjitoz të ngjyrave të Sarandës?

Forca BUTRINTI?”, shkruan Gurma. /Sarandanews.com/