Oltion Çaçi takohet me kryebashkiakun e Opatisë: Bashkëpunime në fushën e Artit dhe Turizmit

Kryebashkiaku i Sarandes, Oltion Çaçi, ka pritur ne nje takim homologun Z.Fernando Kirigin, Kryetar të Bashkisë të Opatisë.

Fokusi bashke bisedimit ka qene tek bashkepunimi ne fushat e artit dhe turizmit.

“Pata kënaqësinë të mirëpres homologun Z.Fernando Kirigin, Kryetar të Bashkisë të Opatisë,  qytet me të cilin na lidhin marrëdhënie miqësie disavjecare dhe që është firmosur marrëveshje binjakëzimi.

Në takim u diskutua për intesifikiminin e bashkëpunimit në të ardhmen në fushën e artit, të eventeve lokale, të gastronomisë, mes shkollave profesionale të turizmit por edhe shkëmbimin e eksperiencave në zhvillimin e destinacioneve turistike”, shprehet Kryetari i bashkise se Sarandes Oltion Çaçi.