Sarandë, nderime e gëzim në ditën e veteranit

20 korriku është Dita e Veteranit. Në nderim të kontributeve të tyre, organizata e Veteranëve të LANÇ, organizoi një veprimtari të dedikuar. Si homazh për të gjithë ata që janë ndarë nga jeta dhe i mungojnë kësaj organizate në Sarandë, u interpretuan këngë partizane.

Neriman Gjivogli, në cilësinë e Kryetares së Komitetit të Veteranëve për Sarandën, ka falenderuar bashkëpunëtorët e saj në përpjekjet e përditshme për të mbajtur gjallë traditat e patriotizmit e të atdhedashurisë dhe pasardhësit e veteranëve të Luftës, që i janë bashkuar kësaj organizate.

Kreybashkiaku Adrian Gurma tha se është në amanetin dhe detyrimin tonë si qeverisje lokale, kemi mbështetur këtë organizatë në misionin e saj fisnik dhe në vijimësi do të jemi pranë jush.

Për pasardhës veteranësh nga qyteti i Sarandës dhe nga disa zona të këtij rajoni, u shpërndanë Çertifikata, akorduar nga Komiteti Kombëtar i Organizatës së Veteranëve të LANÇ, në vitin e 65-vjetorit të krijimit.

Aktorë, këngëtarë e instrumentistë të qendrës Kulturore i dhanë nota të gëzueshme këtij takimi festiv, me programin e tyre artistik, dedikuar Ditës së Veteranit.