Përfaqësoi denjësisht Butrintin, Adrian Gurma uron Alush Çukarin

Atleti sarandiot Alush Çukari ishte përfaqësuesi i Klubit Shumësportësh Butrinti në Olimpiadën Ballkanike të Atletikës për Veteranët të zhvilluar në Korçë.

Çukari u rendit në vendin e pestë mes njëmbëdhjetë garuesve në garë.

Kryebashkiaku Sarandës Adrian Gurma i ka përcjellë atij një mesazh falenderimi për përfaqësimin dinjitoz.

POSTIMI

Me mbështetjen e Bashkisë Sarandë, atleti sarandiot Alush Çukari ??‍♂️ka përfaqësuar Klubin Shumësportësh BUTRINTI në  Olimpiadën Ballkanike të Atletikës për Veteranët të zhvilluar në Korçë me pjesmarrës nga: Italia,Turqia, Ukraina, Bjellorusia, Rumania etj.

Ai mori pjesë në garën e 5000 m,për moshat 50-55 vjeç,duke u renditur në vendin e 5-të,?mes njëmbëdhjetë garuesve në garë?

FALEMINDERIT për përfaqësimin dinjitoz dhe për mesazhet pozitivë që përcjell?

Urime dhe suksese në vijim Lushi?