Nisja e punimeve të tunelit Delvinë-Kardhiq, reagon PD: Edhe vjedhin dhe punojnë!

PD Sarandë ka reaguar pas nisjes së punimeve për ndërtimin e tunelit Delvinē-Kardhiq.

Përmes një komunikate PD Sarandë shkruan:

“Lufta disa mujore për tenderin e rrugës Kardhiq – Delvinë duket se ka marrë fund. Tenderi vuri përballë Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Drejtoren e Autoritetit së Rrugëve, Sonila Qato, e më pas drejtoreshën tjetër të dorëhequr Vasilika Vjeto, mes të cilave u prish pazari për kompaninë që do të fitonte miliona euro për 1 kilometër tunel.
Rruga Kardhiq – Delvinë ka një gjatësi prej 34 kilometrash dhe kosto e saj llogaritet të shkojë mbi 65 milionë euro.

Ajo është cilësuar një nga akset me prioritare që shkurton me 3 orë kohë nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshem turizmit.

Ndërtimi i këtij aksi ishte përzgjedhur në 5 veprat kombëtare që qeveria parashikonte të ndërtoheshin përmes skemes së Partneritetit Publik Privat. Por duket se qeveria është tërhequr nga kjo skemë të paktën për këtë rrugë.

Kjo levizje duket si reflektim pas kritikave të forta që Fondi Monetar Ndërkombëtar i adresoi qeverisë për rreziqet që i sjellin buxhetit projektet e rrugëve me skemën PPP.

Historia e ndërtimit të segmentit Kardhiq – Delvinë nis që në vitin 2008 në kohën e qeverisë Berisha, i cili i naguroi dhe vazhdoi fillimin e punimeve, nga të cilat përfunduan 7.6 km nga Ura e Kardhiqit në drejtim të Fushë Bardhës (Delvinë) dhe 9.7 km nga Delvina në drejtim të Vergos (Ura e Kardhiqit).

Kështu qeveria Rama mburret me investimet e qeverisë së kaluar e mbas rregulloi punët duke i dhënë tenderin një kompanie që e mori rrugën me mbi 4 milionë euro më shumë nga konkurenti tjetër në tender bën show për të disatën herë që nxjerr dhe inaguron këtë aks rrugor jetik për Sarandën dhe vendin.

Z.Kryeministër në ikje shiko Sarandën në çfarë gjendje e ke katandisur, biznesi po falimenton e qytetarët po lëngojnë prej dështimit total të sezonit turistik për shkak të keq qeverisjes tënde dhe të pushtetit tënd lokal të degraduar.

Ti dhe vartësit e tu jeni të vetmit shkaktar të kësaj gjendje shkatërrimtare të ekonomisë së rrethit të Sarandës dhe qarkut të Vlorës”, thuhet në njoftimin e PD Sarandë. /Sarandanews.com/