Mbyllet Simpoziumi i parë Ndërkombëtar i Artit “Saranda Art Days”

Me një ekspozitë të hapur në shëtitoren e qytetit dhe me një ceremoni plot ngjyra në “Bouganville Bay Resort” u mbyll Simpoziumi i Parë Ndërkombëtar i Artit “Saranda Art Days” organizuar nga Qendra “Tirana Art” me mbështetjen e Bashkisë Sarandë dhe të “Bouganville Bay Resort”.
“Me ekspozitën e hapur në shëtitoren e qytetit dhe me ceremoninë plot ngjyra në “Bouganville Bay Resort” mbyllëm Simpoziumin e Parë Ndërkombëtar të Artit “Saranda Art Days”.

Falenderim i veçantë për pjesëmarrjen dhe nderim për artistët e shquar nga 14 vende të ndryshme të rajonit dhe botës, që i dhanë ngjyra dhe dritë qytetit, me shpresën dhe dëshirën e mirë për të pasur aktivitetete të tjera të këtij niveli në vijim.

Mirënjohje”, shkruan Gurma.