Deputetja e Sarandës: Edi Rama na ka frikë shumë…

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa nga protesta e opozitës ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa theksoi se ky i fundit tenton që të korruptojë të gjithë.

Zhupa tha se Rama paguan këdo me synimin e vetëm për të shkatërruar opozitën dhe Partinë Demokratike.

Ku ka më mirë që të dëgjohet zëri i juaj, zëri i opozitës, por kryeministri korrupton këdo, që nuk e duron dot PD. Kryeministri që do ta zëvendësojë PD dhe të ketë një regjim autokrat, për të zhdukur opozitën. Një zonjë këtu më tha “buka merret me pikatore, dhe djathi me vizore”.

Liria nuk shitet dhe ju luftoni për lirinë, demokracinë, për një vend që duhet të jetë anëtar i NATO-s dhe të jetë i denjë. Jo të paguajmë për të sulmuar opozitën dhe për të njollosur atë. Edi Rama ka frikë, ka tre javë që është zhdukur nga Kuvendi”, tha ajo.