Zhvillohen takime shahu mes shkollave të Sarandës, ja renditja sipas ekipeve  

Janë zhvilluar takime shahistike midis shkollave 9-vjeçare të Bashkisë së Sarandës, veprimtaritë sportive në kuadër të Javës së Flamurit.

Përballë njeri tjetrit janë vënë shahistë të rinj, që përfaqësuan shkollat 9-vjecarë “Adem Sheme”, “9 Tetori” dhe “Dea”.

Në klasifikimin sipas ekipeve:

VENDI I PARË i takoi shkollës “9 Tetori”

VENDI I DYTË i takoi shkollës ”Adem Sheme”

VENDI I TRETË i takoi shkollës “Dea”.

Shahisti më rezultativ në klasifikimin individual:

Vendi i I :?Kelvin Kosta

Vendi i II ?Elisa Çaushit e Orjon Halilit
Ata u nderuan me Kupën e Pavarësisë(vendi I) dhe me Medaljonin “100 vjet Bashki” dhe me Çertifikatë.