“Në Dhivrin e zemrës time”, Niko Kuri në vendlindje: Nuk do ju zhgënjej

Kandidati i Partisë Socialiste Niko Kuri, ka bashkëbiseduar me qytetarët e vendlindjes së tij në Dhivër ku u premtoi se dhe si deputet nuk do i zhgënjej.

“Në fshatin e lindjes, me njerëzit që i njeh dhe të njohin, nuk është e denjë të flasësh si politikan, por si djali i tyre.

I gjithë thelbi i fjalimit tim në Dhivrin e shpirtit dhe të zemrës time ishte vetëm një shprehje: NUK DO T’U ZHGËNJEJ!”, shkruan Niko Kuri. /Sarandanews.com/