Lëvizte me shpejtësi të madhe, përmbyset makina në aksin rrugor Ksamil-Sarandë

Një makinë tip “Ford Fiesta” që ka qenë duke lëvizur me shpejtësi në aksin Ksamil – Sarandë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Bëhet me dije se nga aksidenti fatmirësisht nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Mësohet se policia ka marrë masa ndaj drejtuesit të mjetit me inicialet
E.H., pasi u konstatua se lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara në këtë aks.