Sarandë, gjobiten me 10 milion lek 2 biznese, qëndronin hapur pas orarit të përcaktuar
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme 2 biznese në Sarandë janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Policia thotë se këto 2 biznese janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë të reja secili:
POSTIMI.
-S. I., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në lokalin e tij, në lagjen nr.1, Sarandë.
-K. S., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në lokalin e tij, në lagjen nr.1, Sarandë.
Policia apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.