Po rilind basketbolli sarandiot: çunat e Bruno Hajnos, kampionë në U 14

Një tjetër sport po rilind në Sarandë duke prekur shije kampioni.

Adoleshentët sarandiotë në basketboll triumfuan në Durrës, në kampionatin U 14.

Ishte një kompeticion ku morrën pjesë Galaktikët e Tiranës, Goga

Basket Durrës, Elbasani dhe Saranda. Kampione u shpall pikërisht kjo e fundit, e cila mundi të trija.

Meritë veçantë në këtë truimf ka trajneri Bruno Hajno, që më pasion po ngre një ekip kampionësh, në një sport që dikur ishte ndër të preferuarit në Sarandë.

Pra, veç futbollit, notit e shahut, tashmë shija sportive dhe ajo e kampionëve në Sarandë po shtihet dhe me basketbollin.