Shkaqet tronditëse të ndarjes nga jeta të Shuaip Sejkos, policia gjobiti të birin me 10 mln lekë dhe e shoqëroi në komisariat

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ne orët e para të mëngjesit në qytetin e Sarandës, ku biznesmeni Shuaip Sejko ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti, pasi policia i shoqëroi djalin në Komisariat.

Policia e Sarandës në një deklaratë për mediat, tha se ka gjobitur me 1 milion lekë të reja shtetasin K.S, pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje te aktivitetit, në lokalin e tij, në lagjen nr.1 Sarande.

Por kjo gjobë lidhet me vdekjen e 62-vjecarit Sejko. Policia ka ushtruar kontroll sot rreth ores 04.00 ne lokalin e djalit te biznesmenit.

Aty ka gjetur një tavolinë dhe për këtë arsye ka shoqëruar të riun në Komisariat.

Deshmitarë okularë të ngjarjes kanë njoftuar babanë e tij, biznesmenin Shuaip Sejko.

Sapo ka marre vesh lajmin, ai ka tentuar të niset drejt Komisariatit të Sarandës por është ndier keq dhe ka përfunduar në Spital, ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.