Dështon takimi i Bashës në Gjirokastër, shihni pamjet me dron (FOTO)

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte paraditen e sotme në Gjirokastër. Takimi nuk kishte ndonjë ndryshim nga takimet e mëparshme gjatë këtyre 8 viteve opozitë. Mbështetësit e PD-së dhe kandidatët për deputetë dolën të prisnin kreun e opozitës tek Ura e Subashit, për t’u nisur më pas në lagjen “18 Shtatori”.

Sic shihet ne foto pjesemarrja eshte mjaft e vogel.

Çuditërisht edhe në këto zgjedhje Basha ia besoi drejtimin politik të qarkut, Tritan Shehut, i cili nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje në Gjirokastër.

Përveç kësaj, Shehu u skualifikua nga komisioni “Ruli-Nishani”, por Basha e katapultoi sërish në lista. Gjasat janë që edhe në këto zgjedhje PD-ja të marrë një tjetër rezultat jo të mirë në Gjirokastër.